Rrihen mes vete katër punëtorë të një kompanie në Klinë – dy arrestohen, një bëhet për spital

12:38 | 03 Dhjetor 2025
rrahje-mes-dy-serbeve-ne-leposaviq

Katër persona janë rrahur mes vete në rrugën “Drini i Bardhë” në Klinë, pas një mosmarrëveshjeje.

Policia e Kosovës ka njoftuar se të njëjtit kanë pësuar lëndime të rënda trupore dhe janë dërguar në QKMF-Klinë për trajtim mjekësor.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, Stacioni Policor Klinë, më datën 02.12.2025, rreth orës 10:55, është njoftuar për një rrahje që ka ndodhur në rrugën ‘Drini i Bardhë’ në Klinë. Policia menjëherë ka dalë në vendngjarje, ku u konstatua se pas një përleshjeje mes katër personave (punëtorë të një kompanie), si pasojë e rrahjes ata kanë pësuar lëndime të rënda trupore dhe janë dërguar në QKMF-Klinë për trajtim mjekësor”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.

Komento: