
Pesë persona janë arrestuar pasi janë përfshirë në rrahje mes vete.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 11:40, në fshatin Llabjan të Artanës (Noverbëdë). Tutje thuhet se të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor.
“Raportohet se janë arrestuar pesë persona të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që janë përfshirë në rrahje mes vete. Të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor, dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje”, thuhet në raport.