Prangoset një person në Vushtrri.
“Është prangosur i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje është rrahur me dy punëtor viktimat meshkuj K-Shqiptar, dhe më pas ka shtënë me armë zjarri disa herë”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.
Gjatë incidentit, punëtorët ishin duke kryer disa punime në rrugë.
Njësia policore ka konfiskuar një pistoletë me dy fishek dhe dy gëzhoja.
I dyshuari dhe dy viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.