Rriqrat vazhdojnë të jenë shqetësim për banorët e Malishevës, për një muaj kaq raste

13:15 | 07 April 2019

Edhe më tej vazhdon që pickimi nga rriqërat të jenë problem serioz për malishevasit.

Vetëm për një muaj janë shfaqur nëntë raste nga pickimi i rriqrave.

Lidhur me këtë, kryetari i komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka thënë se komuna i ka marrë të gjitha masat e nevojshme për parandalimin dhe luftimin e etheve hemorragjike.

Ai ka thënë se si rezultat i kësaj kanë kaluar pesë vite dhe tani është viti i gjashtë që nuk ka asnjë rast që humbi jetën.

“Komuna i ka marrë të gjitha masat preventive të parapara nga Strategjia Nacionale për Luftimin dhe Parandalimin e Etheve Hemorragjike Krime Kongo (EHKK). Si rezultat i kësaj, i kemi kaluar pesë vite dhe tani jemi në vitin e gjashtë që nuk kemi asnjë rast vdekje, apo infektimi me virusin e EHKK.”

Komento: