Rriten çmimet e derivateve me pakicë

09:45 | 23 Korrik 2020

Çmimet e derivateve dita-ditës po shënojnë rritje në vendin tonë. Është kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani ai i cili tregon më shumë për lëvizjen e çmimeve.

Ai thotë se qytetarët tanë janë duke u shërbyer me çmimet më të lira në regjion.

“Çmimet janë në rritje të lehtë me shumicë, ndërsa me shumicë çmimet përafërsisht janë njejtë qe 10 ditë. Për momentin çmimet tek ne sillen përafërsisht, Diesel 0,94 cent, Benzina 0,94 cent.”, ka thënë Berjani për IndeksOnline.

“Qytetarët e Kosovës janë duke u shërbyer me çmimet më të lira në regjion përveç Maqedonisë Veriore e cila e ka akcizen më të ulët”, shtoi tutje ai.

Berjani bën me dije se ditëve në vijim pritet të ketë rritje më të theksuar të çmimeve të derivateve.

“Për momentin çmimet janë këto, porse ditëve në vijim pritet të ketë rritje të çmimeve. Rritjen e çmimeve e dikton Berza dhe organizata prodhuese OPEC. Dihet organizata prodhuese ka reduktu prodhimin dhe automatikisht kemi rritje në tregjet botërore dhe kjo reflekton edhe në Kosovë”, shtoi tutje ai.

Komento: