Rriten çmimet e derivateve, MINT publikon tarifat e reja

10:00 | 28 Korrik 2026
rriten-cmimet-e-derivateve,-mint-publikon-tarifat-e-reja

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës për 24 orët e ardhshme.

Sipas vendimit të ministrisë, çmimi maksimal i naftës (dizel) është caktuar në 1.73 euro për litër, ndërsa benzina do të tregtohet me çmim maksimal prej 1.52 euro për litër.

Ndërkaq, çmimi maksimal i gazit është 0.60 euro për litër.

Këto çmime hyjnë në fuqi nga ora 10:00 dhe vlejnë deri në publikimin e vendimit të radhës nga MINT. Qytetarët mund të raportojnë çdo rast të mosrespektimit të çmimeve maksimale pranë institucioneve kompetente.

Komento: