
Kryetari i Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani ka njoftuar se si pasojë e zhvillimeve në Lindje të Mesme, janë rritur edhe çmimet e naftës në Kosovë.
Nafta është rritur nga 1 euro e 18 cent deri në 1 euro e 25 cent.
Njoftimi i plotë:
Njoftim mbi zhvillimet në sektorin e naftes:
Situata gjeopolitike në Lindjen e Mesme po ndikon drejtpërdrejt tregjet e naftës. Rritja e tensioneve dhe rreziku për ndërprerje në prodhim apo transport po shtojnë pasigurinë në furnizimin global, duke shtyrë çmimet e naftës më lart. Vëmendja është veçanërisht te Ngushtica e Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme të kalimit të naftës në botë. Çdo problem në atë korridor reflektohet menjëherë në tregje dhe zakonisht përkthehet në kosto më të larta të karburantit për konsumatorët.
Qmimet aktuale në Kosovë janë
Diesel : 1.18€ deri 1.25 €
Benzin : 1.17 € deri 1.24€
Me respekt,
Fadil Berjani
Krytar i shoqates së Naftarve të Kosove