Rritën çmimet e konsumit, ranë vetëm çmimet e perimeve

12:58 | 12 April 2021

Gjatë marsit u rritën çmimet e konsumit, ranë vetëm çmimet e perimeve

Për 0,4% janë rritur çmimet e konsumit gjatë muajit mars 2021 në krahasim me muajin shkurt të po të njëjtit vit.

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka bërë të ditur se gjatë marsit të këtij viti janë rritur çmimet e këtyre produkteve: vajra dhe yndyra me 2.8%, pemë me 3.8%, pije alkoolike me 1.6%, këpucë me 3.1%, karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal me 4.7%.

Ndërsa, rënie e çmimeve gjatë marsit është vërejtur vetëm tek perimet me 1.5%.

Sipas, ASHK-së, norma vjetore e inflacionit, e matur në muajin mars 2021, me muajin mars 2020, ishte 1.2%.

Ndërkohë për 1.2% janë rritur çmimet e konsumit në janar të këtij viti, në krahasim me të njëjtin muaj të vitit 2020.

Komento: