Rriten lindjet dhe bien vdekjet – publikohen statistikat demografike për muajin maj në Kosovë

17:00 | 15 Korrik 2026
rriten-lindjet-dhe-bien-vdekjet-–-publikohen-statistikat-demografike-per-muajin-maj-ne-kosove

Në muajin maj 2026 janë regjistruar 2 328 lindje (brenda dhe jashtë Kosovës).

Prej këtyre lindjeve të regjistruara 1 212 lindje janë meshkuj dhe 1 116 lindje janë femra. Në muajin maj 2026 kemi rritje të numrit të lindjeve rreth 3,0% krahasuar me muajin prill 2026.

Gjatë muajit maj 2026 janë regjistruar gjithsej 871 raste të vdekjeve (brenda dhe jashtë Kosovës).

Nga gjithsej vdekje të regjistruara, 445 janë meshkuj dhe 426 janë femra. Krahasuar me muajin prill 2026, në muajin maj 2026 janë regjistruar (4,9%) raste të vdekjeve të ndodhura më pak.

Komento: