Populli i Kosovës po vazhdon të përballet me rritje të çmimeve.
Çmimet e larta nuk po mund të i paguajnë vetëm me pagat e tyre. Kështu qytetarët kohët e fundit kanë rritur intersimin për marrje të kredisë.
Por, kjo do të ju kushtojë qytetarëve edhe më shtrenjtë, pasi që disa banka komerciale në vend kanë filluar t’i rritin normat e interesit bankar me arsyetimin “si rrjedhojë e rritjes së normës në Euribor-it në tregun evropian”.
Në Bankën Qendrore të Kosovës kanë pohuar se për kreditë me norma variabile të interesit, mund të ndryshojë norma e interesit.
Në anën tjetër, eksperti financiar, Florin Aliu, për gjithë këtë po kërkon hetim nga Autoriteti i Konkurrencës.
Ndërkaq, profesori ekonomisë, Nagip Skënderi kërkon nga Qeveria të ndërmerr masa konkrete për të mbështetur qytetarët.
Banka Botërore ka njoftuar se rritja e normave të interesit mund të nxisë recesion në vitin 2023.