Rriten pagat për mjekët dhe infermierët, ja sa do të jetë rritja

10:32 | 06 Shkurt 2019

Janë dyfishuar pagat për mjekët dhe infermierët.

Ligji i ri për pagat i cili u votua në Kuvendin e Kosovës ditën e shtunë, ka siguruar rritjen më të madhe të pagave për të gjithë profesionistët shëndetësorë, në të gjitha nivelet, në 20 vitet e fundit.

Prej këtij ligji përfituan: Mjekët specialist, mjekët e mjekësisë familjare, mjekët në specializim, stomatologët, mjekët e përgjtishëm, kryeinfermierët, infermierët, teknikët.

Kjo rritje, pos që është më e madhja për profesionistët shëndetësorë po del të jetë edhe më e larta për të njëjtit në rajon.

“Në dekadën e re të shëndetësisë, rritja më e madhe e pagave për të gjithë profesionistët shëndetësorë në 20 vitet e fundit”, ka shkruar ministri Ismaili.

Më poshtë, keni grafikonin i cili tregon rritjen e pagave për të gjithë profesionistët shëndetësorë.

Komento: