Rriten pritjet në Merdarë, në Jarinje dhe tek Dheu i Bardhë

10:38 | 03 January 2025
rriten-pritjet-ne-merdare,-ne-jarinje-dhe-tek-dheu-i-bardhe

Në pikat kufitare në dalje të Kosovës këtë të premte kanë filluar kolonat.

Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka bërë të ditur se pritjet më të mëdha këtë mëngjes janë tek Dheu i Bardhë deri në 80 minuta, ndërsa pritjet në hyrje janë deri në pesë minuta.

Ndërsa, pritjet në dalje në Merdarë janë deri në një orë, në Jarinje deri në 20 minuta e në Muçibabë deri në 10 minuta.

Hyrjet daljet në pikat tjera janë deri në pesë minuta pritje.

Komento: