Rriten rastet aktive me COVID-19 në Kosovë, vetëm 130 mijë qytetarë të imunizuar – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Rriten rastet aktive me COVID-19 në Kosovë, vetëm 130 mijë qytetarë të imunizuar

23:48 | 29 Korrik 2021

Rritja e numrit të rasteve me koronavirus në Kosovë ka ndikuar edhe në rritjen e rasteve aktive.

Në 24 orët e fundit, në 2 mijë e 443 testime, pozitiv kanë rezultuar 72 persona.

Në total, numri i rasteve aktive në Kosovë ka shkuar në 302, shkruan lajmi.

Ndërkohë, deri sot janë vaksinuar 130 mijë qytetarë me dozën e dytë të vaksinës kundër koronavirusit.

Nga fillimi i pandemisë, janë shëruar 105 mijë persona nga COVID-19.

Komento: