Rritet çmimi i pemëve dhe perimeve

14:03 | 11 Maj 2019

Pemtët dhe perimet kanë pësuar rritje muajt e fundit.

Të dhënat nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), për muajin prill 2019-të tregojnë se Inflacioni mujor i matur nga indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit (IHÇK)ishte 0.1 për qind në muajin prill 2019 krahasuar me një muaj më parë dhe 3.4 për qind në krahasim me muajin e njëjtë të 2018-ës.

Mishi, pemët dhe perimet ishin kontribuuesit më të mëdhenj në ngritjen e çmimeve.

“Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë për 0.1% në muajin prill 2019, krahasuar me muajin mars 2019. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: mish (0.6%); pemë (3.9%); perime (1.1%); kafe, çaj dhe kakao (1.4%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.2 për qind në IHÇK. “, thuhet në komunikatën e ASK-ës.

Ngritja u neutralizua nga rënia e çmimeve të konsumit te nëngrupi i COICOP-it: qumësht, djathë dhe vezë -2.1 për qind me një ndikim të këtij nëngrupi prej -0.1 për qind në IHÇK.

Ndërkaq, shkalla vjetore e inflacionit e matur në muajin prill 2019 me muajin prill 2018 ishte 3.4 për qind.

Çmimet u rritën më bukë e drithëra, perime e mish por edhe në transport.

“Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë për 3.4% në muajin prill 2019, krahasuar me muajin prill 2018. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te nëngrupet e COICOP-it: bukë dhe drithëra (11.6%); mish (4.7%); qumësht, djathë dhe vezë (1.6%); perime (36.3%); kafe, çaj dhe kakao (3.1%); pije alkoolike (1.3%); duhan (3.7%); mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (2.2%); blerje e automjeteve (0.7%); përdorim i pajisjeve për transportin personal (5.5%)-(ngritja e çmimit të naftës dhe benzinës); shërbime hoteliere (1.2%); shërbime për strehim (8.0%); gjëra personale (2.7%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 3.8 për qind në IHÇK.”, bën të ditur komunikata.

Komento: