Rritet çmimi, ja sa do t’i kushtojë De Ligt, Juventusit

09:10 | 30 June 2019

Duket se është rritur çmimi i De Ligt.

Matthijs De Ligt mbetet lojtari që mban ‘primatin’ sa i përket vëmendjes në medie, në vlugun e transferimeve të verës.

De Ligt duket se ka bërë zgjedhjen e tij, dhe në të ardhmen pritet ta veshi fanellën e Juventus, duke lënë anash ofertat e Barcelonës apo PSG.

Thuhej se holandezi do të kalonte tek Juve për 67 milionë euro, por kjo shifër tashmë është rritur me kërkesën e Ajax.

‘Goal Italia’ raporton se Juve ka pranuar kërkesën e Ajax, dhe do të paguajnë 80 milionë euro për lojtarin ( përfshirë 13 milionë euro bonuse).

Lojtari ka kërkuar edhe një pagë mjaft të lartë, e cila prek 13 milionë euro për sezon, plus bonuset.

Është vetëm çështje kohe se kur do të bëhet zyrtarizimi i lojtarit në ‘Allianz Stadium’ dhe sigurisht se do të jetë një transferim i madh për Juven.

Komento: