Rritet interesimi i kompanive ndërtuese për certifikimin e punëtorëve

15:49 | 19 July 2019

Brenda pak kohësh, Qendra e Trajnimit e Korporatës Energjetike të Kosovës është bërë pikë referuese e shumë kompanive të ndërtimit, të cilat kanë dërguar punëtorët e tyre për certifikim në këtë qendër.

ElmiKonjusha, Ekspert i lartë për trajnime të mekanikës ka theksuar se falë veprimeve të ndërmarra nga menaxhmenti për të informuar opinionin për punën e Qendrës së Trajnimit ka ndikuar që të rritet interesimi I kompanive.

“Vetë fakti që kompania në fjalë i ka sjellë të gjithë punëtorët për t’i certifikuar, fletë shumë për informatat që kanë filluar të rrjedhin. Kandidatët që kanë ardhur në këtë trajnim kanë nevojë për pjesën e certifikimit. Prej përvojës e kemi pa se para se me kaluar në testim kanë nevojë megjithatë në trajnimet e pjesës hyrëse, sidomos pjesën e sigurisë. Mundemi çdo ditë me dëgjuar aksidente të ndryshme që ndodhin në Kosovë. Njëra prej arsyeve të shumta për mu mbajt ky trajnim dhe ky certifikim është zvogëlimi ndoshta edhe evitimi i tërë atyre aksidenteve”.

Për kandidatët e njërës nga disa kompani tani të interesuara, trajnimi që po mbahet është i rëndësishëm për punën që e bëjnë me makineritë e rënda.

“Jam operator i grederit dhe vozis greder prej 2008-ës. Praktika është e mirë, por teori nuk kemi pas mjaftueshëm. Është një trajnim shumë i mirë dhe shumë i qëlluar. Edhe pse kam përvojë me greder 10 vite në punë, ky trajnim na ka ndihmuar shumë për sigurinë në punë dhe mirëmbajtjen e makinerisë. Tash mendoj se jam i kompletuar për operim me greder”, deklaroi, Sabri Haxhiu, Operues i grederit.
Ndërsa, kandidati tjetër që po kryen trajnimin për operues të ekskavatorit, thotë se ky trajnim ia ka rritur sigurinë e operimit me makineritë e rënda.

“Kam ardhur në trajnim me përvetësuar punën e ekskavatorit. Këtë punë e bëjë që nga viti 2016. Nuk e kam ditur më herët që ka pas institucion që bënë certifikimin për pajisje të rënda. Ne jemi shumë falënderues se na ka ndihmuar që në të ardhmen me pas edhe mu ndje më të sigurt gjatë operimit të makinerive edhe me këtë licencë që ne e marrim këtu nga KEK-u, do të jemi të licencuar në Kosovë për të operuar si operator të makinerive të rënda”, tha Labinot Rexhepi.

Pas përfundimit të këtij trajnimi, pritet të nis trajnimi i radhës për punëtorët e një kompanie tjetër që është në radhë për të pritur nisjen e trajnimit dhe certifikimit të punëtorëve të saj.

“Përveç kompanisë që e kemi tash duke e mbajt trajnimin, posa të përfundojmë më këtë janë edhe dy kompani të tjera, të cilat presin në radhë për t’u certifikuar, për shkak se e kanë kuptuar rëndësinë e trajnimit edhe të certifikimit. Njëra prej arsyeve pse duhet të ndiqet së paku pjesa teorike e trajnimit është pikërisht kjo që të eliminohen ato dukuri negative, duke filluar nga pjesa elementare që është ngjitja dhe zbritja nga makina që ndodhin shpeshherë aksidente jo fort të mëdha por megjithatë e pengojnë procesin e punës, e deri tek operimi i sigurt me këto makina”, ka shpjeguar më tutje,
Eksperti i lart për trajnime të mekanikës, ElmiKonjusha.

Pos trajnimeve bazike, Qendra e Trajnimit i kryen trajnimet edhe përmes simulatorëve ku mund të trajnohen kandidatët me njohuri fillestare ose pa njohuri fare, si dhe kompanitë do të kenë edhe përfitime shumë më të mëdha duke filluar nga aspektet e sigurisë dhe puna me efikasitet.

Komento: