Rritet ndjeshëm numri i të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri.
Është rritur ndjeshëm numri i të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri.
Ministria e Shëndetësisë konfirmon se gjatë 24 orëvë të fundit janë konstatuar 23 raste të reja duke e çuar numrin total të të prekurve nga koronavirusi në 146.
Zonat më të prekura deri më tani janë Tirana, Fieri dhe Durrësi, ndërsa gjatë ditës së djeshme hartës i është shtuar Berati, Lezha dhe Hasi.