Rritet ndjeshëm numri i të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri

11:50 | 03 Prill 2020

Ka shkuar në 304 numri i të prekurve nga koronavirusi në vendin tonë prej të cilëve 16 kanë ndërruar jetë.

Mesditën e sotme ministria e Shëndetësisë bëri me dije se numri i personave të prekur nga koronavirusi në Shqipëri është shtuar edhe me 27 raste.

Raportohet se numri i personave të shëruar është 89, ndërsa 16 persona kanë humbur jetën.

Të prekurit, ndodhen të hospitalizuar pranë spitalit ”Shefqet Ndroqi” dhe në Covid dy.

Ministria bën sërish thirrje për respektimin e masave të marra me qëllim parandalimin e pandemisë.

Komento: