Rritet numri i kredive bankare në Kosovë nga kriza e pandemisë

21:28 | 07 June 2020

Kriza me Covid-19, rritet numri i kredive bankare në Kosovë.

Pandemia Covid-19 i ka futur në borxhe kosovarët, njofton Klan Kosova.

Vetëm gjatë muajve mars dhe prill janë marrë mbi 206 milion euro borxh nëpër bankat e vendit, pa përfshirë këtu mbitërheqjet dhe linjat kreditore.

Sipas Bankës Qendrore të Kosovës, sektorët ku më së shumti kanë marrë kredi familjet dhe bizneset janë shërbimet, industria, energjetika dhe ndërtimtaria.

Ekonomisti Ramë Hajraj konsideron se ky instrument financiar ka qenë forma më e përshtatshme për ta tejkaluar krizën ekonomike në këtë periudhë.

Komento: