Rritet numri i rasteve me COVID-19 edhe në Shqipëri

18:10 | 10 Gusht 2021

Rriten ndjeshëm shifrat, regjistrohen mbi 200 raste me koronavirus në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 220 raste të reja me koronavirus.

Aktualisht në Shqipëri janë 1,271 raste aktive me COVID-19.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 33 pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Komento: