Rritet numri i rasteve me koronavirus në Gjermani në 24 orët e fundit

08:38 | 12 Maj 2020

Koronavirusi po vazhdon të përhapet në gjithë botën.

Gjermania sot ka raportuar 933 raste të reja me koronavirus të cilat janë regjistruar në 24 orët e fundit.

Kjo llogaritet një rritje dramatike pasi që një ditë më parë ishin të regjistruara vetëm 357 raste. Tash numri total i të infektuarve sipas Institutit Robert Kosh ka kaluar në 170 mijë e 508.

Shkalla e riprodhimit të koronavirus në Gjermani ka qenë mbi një në tre ditët e kaluar.

Komento: