Rritet numri i rasteve pozitive me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë

15:09 | 10 Prill 2022

Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë viktimë nga COVID-19.

Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 34 raste të reja të infektuara me këtë virus.

Sot janë shëruar 31 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.061

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

10 Prill 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 52 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.823.678 doza të vaksinës.

Deri më sot 821.079 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 100.577 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Nga 1.282 testime, 34 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 31 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.061.

Në total numri i rasteve aktive është 544.

Komento: