Rritet numri i rasteve të reja me koronavirus

20:04 | 12 July 2020

Janë shtuar rastet e reja me koronavirus edhe në Itali.

Rastet e reja me koronavirusi në Itali kanë pësuar një rritje të lehtë krahasuar me ditën e shtunë.

Autoritetet shëndetësore italiane kanë bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë konfirmuar pozitivë 234 persona me Covid-19, ndërsa të shtunën ishte 188 raste të reja.
Ndërkohë, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 9 persona, 8 nga të cilët vetëm në rajonin e Lombardisë.

Po ashtu, ka një shtim edhe të pacientëve të cilët kanë përfunduar në terapi intensive. Aktualisht janë 13,179 persona aktivë me koronavirusi.

Një lajm i mirë mund të quhet fakti që në rajonin e Ligurias nuk ka pasur asnjë rast të ri me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit.

Komento: