Rritet numri i rasteve të reja me koronavirus në Itali

19:15 | 26 February 2021

Rritet numri i rasteve të reja me koronavirus në Itali.

Në Itali u raportuan 20 499 raste pozitive me COVID-19 në 24 orët e fundit, nga dje që ishin 19 886, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë.

Ndërsa 253 persona kanë hunbur jetën.

Shkalla e pozitivitetit ka shënuar një rritje me 0,7 %, duke shkuar në 6,3%, raporton ATSh.

Gjithsej, janë 2 194 pacientë të shtruar në kujdes intensiv, me një rritje prej 26 njësish, krahasuar me dje. Pranimet ditore në kujdesin intensiv ishin 188.

Në pavijonet e zakonshëm, janë 18 292 pacientë, 35 më shumë se dje.

Komento: