Gjermania ka regjistruar 633 raste të reja me COVID-19.
Gjermania ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit me COVID-19.
Numri i rasteve të konfirmuara të koronavirusit në Gjermani u rrit me 633 në 206,242, treguan të martën të dhënat nga Instituti Robert Koch (RKI) për sëmundje infektive, raporton Reuters.
Shifrat e reja paraqesin rritje nga 340 rastet e një dite më parë.
Numri i vdekjeve të raportuara u rrit me 4 në 9,122, tregoi raporti.