Rritet numri i të infektuarve me koronavirus në Gjermani

08:58 | 28 Korrik 2020

Gjermania ka regjistruar 633 raste të reja me COVID-19.

Gjermania ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit me COVID-19.

Numri i rasteve të konfirmuara të koronavirusit në Gjermani u rrit me 633 në 206,242, treguan të martën të dhënat nga Instituti Robert Koch (RKI) për sëmundje infektive, raporton Reuters.

Shifrat e reja paraqesin rritje nga 340 rastet e një dite më parë.

Numri i vdekjeve të raportuara u rrit me 4 në 9,122, tregoi raporti.

Komento: