Rritet numri i të infektuarve me koronavirus në Spanjë

15:20 | 15 Prill 2020

COVID-19 po vazhdon të përhapet në Spanjë.

Spanja ka regjistruar 523 vdekje të reja në 24 orët e fundit si pasojë e COVID-19, derisa numri i të infektuarve sërish është rritur, për herë të parë në pesë ditët e fundit.

Sot numri i të infektuarve është rritur për 3 për qind në raport me ditën e djeshme, duke shkuar kështu numri i përgjithshëm i të prekurve me COVID-19 në 177.633.

E numri i përgjithshëm i të vdekurve ka shkuar në 18.579, duke u bërë kështu vendi i tretë në botë për nga numri i viktimave – pas SHBA-ve dhe Italisë, thonë në ministrinë e Shëndetësisë së këtij vendi.

Spanja të hënën ka zbutur disa masa të izolimit që konsiderohet se ishin më të rreptat në Evropë, duke mundësuar rifillimin e punës në ndërtimtari dhe disa sektorë tjerë.

Fondi Monetar Ndërkombëtar parasheh që gjatë këtij viti do të ndodh një recesion i ashpër për Spanjën, kurse bruto produkti prej 1.2 miliard eurove të zbret për 8 për qind, e papunësia do të rritet nga 14 në 21 për qind. Megjithatë një rimëkëmbje e lehtë do të fillojë të vërehet gjatë vitit të ardhshëm.

Komento: