477 raste të reja me COVID-19 në Gjermani.
Gjermania ka publikuar bilancin ditor të rasteve me COVID-19.
Numri i rasteve të konfirmuara të koronavirusit në Gjermani u rrit me 477 në 192.556, treguan të Premten të dhënat nga Instituti Robert Koch (RKI) për sëmundje infektive, raporton Reuters.
Numri i vdekjeve të raportuara u rrit me 21 në 8.948, tregoi raporti.