Rritet numri i të infektuarve nga koronavirusi në Shqipëri, shkon në 15

19:37 | 11 March 2020

Po vazhdon të rritet numri i të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se janë regjistruar 15 të prekur nga koronavirusi në vend.

Ministrja e Shëndetësisë deklaroi live se nga analizat janë zbuluar edhe 4 shtetas të cilët janë të infektuar me COVID-19.

Rikujtojmë se ditën e sotme në Durrës, humbi jetën shtetasja e parë nga ky virus i rrezikshëm, e cila ishte infektuar në Itali.

“Vazhdon kampioni i dytë i analizave. Një punë e madhe po bëhet në spitalet tona.

Janë 283 raste te testuara dhe 15 raste pozitive. Po bëhet një punë e madhe në territor, qoftë në shërbimin që po ofrohet.

Lulzim Basha bën propagandë për maskat, për Spitalin e Durrësit dhe për paqjisjet e mbrojtjes personale. Mjekët dhe infermierët janë prioritet me ne dhe jaën pajisur me mjete”, -tha Manastirliu.

Komento: