Rritet numri i të lënduarve nga aksidenti në Gjilan, shifër alarmante

19:38 | 07 March 2019

Aksidenti në Gjilan la pa shenja jete një person dhe një numër të madh të lënduarve.

27 persona të lënduar nga aksidenti i rëndë në Gjilan është bilanci i atyre që po trajtohen aktualisht në Qendrën Spitalore të këtij qyteti. Tre të tjerë në gjendje më të rëndë po qëndrojnë në QKUK të Prishtinës.

Drejtori i Spitalit të Gjilanit, Nisret Hajrullahu ka thënë për Periskopin se 27 të lënduar po mjekohen në spitalin e tyre, ndërkohë që tre të tjerë janë dërguar në QKUK, pasi gjendja e tyre është më e rëndë.

’27 persona kanë kërkuar ndihmë në Spitalin e Gjilanit. Tetë pre tyre janë pranuar në gjendje stabile, por që kanë lëndime të natyrave të ndryshme. Por janë në kontroll.Tre të tjerë po trajtohen në QKUK’’, ka thënë Hajrullahu për Periskopin.

Hajrullahu ka mohuar raportimet se për në QKUK është nisur edhe personi i katërt.

‘Jo, vetëm tre po trajtohen atje’, ka thënë drejtori i Spitalit të Gjilanit.

Në anë tjetër, mjeku kujdestar në QKUK, Naser Syla ka thënë se të lënduarit janë në gjendje të rëndë, megjithatë gjendje e tyre është stabile.

“Po, aktualisht kemi dy pacientë me lëndime të rënda trupore por gjendja e tyre është stabile. Pacientët janë një mashkull dhe një femër, kurse mosha e tyre është mesatare”, ka thënë Syla.

Si pasojë e këtij aksidenti tragjik mbeti i vdekur një person . Ai ishte një pronar furre në Gjilan i cili u godit nga kamioni në shpejtësi të madhe.

Komento: