Është rritur numri i të prekurve nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut.
Dy nga 12 personat e testuar për koronavirus kanë rezultuar pozitiv, duke bërë që numri i të prekurve në Maqedoninë e Veriut të arrijë në 9 persona.
Dy personat na fjalë janë fqinjët e çiftit nga Dibra që pak ditë më parë rezultuan të prekur nga ky virus. Ndërsa sa u takon 10 personave të tjerë që gjithashtu u testuan, por rezultuan negativ, të njëjtët do të mbesin në izolim shtëpiak.
“Nga gjithë të testuarit gjatë ditës së sotme, dy prej tyre kanë rezultuar pozitiv, pra të prekur nga koronavirusin. Ata janë dy persona nga Dibra, të cilët kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm me tre të prekurit tashmë me korona virusin. Kanë qenë fqinj. Të gjithë të afërmit e tyre që jetojnë në një shtëpi me ata janë negativ, por do të vazhdojnë të qëndrojnë në izolim dhe mjekim shtëpiak”, deklaroi Venko Filipçe.
Filipçe tha se shtatë të prekurit tjerë me koron a virusin janë në gjendje të qëndrueshme. Rezultatet e analizave të pacientes së parë të prekur nga virusi Korona tashmë janë negative dhe së shpejti e njëjta do të lëshohet për kurim shtëpiak.
Filipçe kërkoi nga qytetarët të respektojnë rekomandimet ndërsa paralajmëroi edhe masa shtesë si mbrojtje nga korona virusi.
Numri një i shëndetësisë informoi se nga java e ardhshme do të bëhet furnizim shtesë me teste dhe pajisje të tjera mbrojtëse për klinikën infektive, mjekët amë apo punonjësit në pikat kufitare. Sipas tij, momentalisht në Klinikën për Sëmundje Infektive ka personel të mjaftueshëm. Filipçe informoi se në pikat kufitare nuk lejohet hyrja në vend e autobusëve që vijnë direkt nga rajonet e rrezikshme. Nesër do të mblidhen drejtorët e klinikave ku do të diskutohet nëse një pjesë e kontrolleve të personave me sëmundje kronike mund të shtyhen për periudhën pas përfundimit të këtyre masave.