Më shumë se 88 mijë vdekje nga koronavirusi në SHBA.
Sipas raportit tëUniversitetit Johns Hopkins, në Shtetet e Bashkuara ka të paktën 1.471.674 raste me koronavirusi dhe të paktën 88.836 njerëz kanë vdekur nga sëmundja.
Totali përfshin raste nga të 50 shtetet, Rrethi i Kolumbisë dhe territoret e tjera të SHBA, si dhe raste të riatdhesuara.
Deri më tani, sipas platformës Worldometer, SHBA-të kanë raportuar 145 vdekje. Në shtetet amerikane gjithashtu ka pasur 6,772 pacientë të ri të diagnostikuar me sëmundjen infektive, që ka shkaktuar 314 mijë vdekje në mbarë botën.
Të dhënat ditore pritet të përditësohen pas orës 8, sipas Universitetit Johns Hopkins.