Ditë më parë Gjermania u përball me një tragjedi.
Punonjësit e urgjencës gjetën një tjetër trup nën rrënojat e një treni që doli nga shinat në Gjermaninë jugore të premten, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në pesë, tha policia të shtunën.
44 persona të tjerë u lënduan, tha policia lokale në Twitter, disa prej të cilëve vuanin nga lëndime të rënda.
Pas disa përpjekjeve të dështuara, vinçat ia dolën të shtunën të ngrinin të paktën një vagon të trenit që kishte dalë nga shinat.
Politikanët rajonalë dhe kombëtarë vizituan vendin dhe shprehën tronditjen e tyre.