Gjermania shënon 147 të vdekur nga koronavirusi për 24 orë.
Instituti për sëmundje ngjitëse “Robert Koch” ka njoftuars e 147 persona kanë vdekur nga koronavirusi në Gjermani gjatë 24 orëve të kalauara.
Kështu, numri i përgjithshëm i viktimave të Covid-19 në ekonominë më të fuqishme të Evropës shkoi në 7,369, shkruan “Reuters”, transmeton express.
Përpos të vdekurve, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 1,251 raste të reja të infektimeve dhe numri i përgjithshëm i të prekurve shkoi në 168,551 persona.
Gjermania ndodhet në mesin e vendeve evropiane me më së shumti të infektuar, por ka shënuar shkallë relativisht të ulët të vdekshmërisë, sidomos në krahasim me Italinë, Spanjën dhe Britaninë e Madhe.
Qeveria gjermane i ka larguar shumë masa kufizuese që ishin marrë për parandalimin e përhapjes së sëmundjes me qëllim të riaktivizimit të ekonomisë, përfshirë hapjes e fabrikave dhe dyqaneve.