Rritet numri i të vdekurve nga koronavirusi në Serbi

18:28 | 15 Prill 2020

Shkon në 99 numri i të vdekurve nga koronavirusi në Serbi.

Pesë persona kanë vdekur dhe 408 raste të reja pozitive me koronavrus janë konfirmuar në 24 orët e fundit në Serbi, njofton Ministria e Shëndetësisë.

Bilanci i përgjithshëm i të prekurve me Covid-19 ka arritur në 4 mijë e 873, prej tyre 557 punonjës shëndetësorë, njoftojnë autoritetet.

Ministri i Shëndetësisë, Zlatibor Loncar, tha se numri i të vdekurve në Serbi nga Covid-19 tani është 99, ku nëntë viktima të tjera u regjistruan në 24 orët e fundit.

Sipas autoriteteve serbe, 22 mijë 969 njerëz janë aktualisht në izolim.

Komento: