Rritet numri i vdekjeve nga koronavirusi në Maqedoni të Veriut

12:45 | 13 Prill 2020

Në Maqedoni të Veriut ndërrojnë jetë katër pacientë me koronavirus – arrin në 38 numri i viktimave.

Alsat mëson se gjatë 24 orëve të fundit në Klinikën Infektive në Shkup kanë ndërruar jetë katër pacientë me koronavirus.

Ky është bilanci më i madh brenda 24 orëve i numrit të të vdekurve nga Covid-19 në Maqedoni.

Me viktimat e fundit në vendin tonë, numri i rasteve me Covid-19 që kanë përfunduar me fatalitet tashmë shkon në 38.

Komento: