Rritet numri i vdekjeve nga koronavirusi në Shqipëri

16:03 | 13 Prill 2020

Po vazhdon të rritet numri i vdekjeve nga koronavirusi në Shqipëri.

Shkon në 24 numri i personave që kanë humbur jetën nga koronavirusi në Shqipëri.

Mësohet se mëngjesin e sotëm një 45- vjeçar humbi jetën në Shkodër.

Shtetasi me inicialet M.S, i cili ishte i shtruar në repartin e reaminacionit në Spitalin e Shkodrës ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm.

Viktima ndërroi jetë në orën 04 e 30 minuta të mëngjesit të sotëm.

Pacienti ishte pozitiv me Covid-19. Mostra e pacientit për të bërë analizat ndaj Covid-19 është marrë mëngjesin e djeshëm, ku ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

45-vjeçari ndodhej i shtruar në reanimacion prej 5 ditësh dhe vuante nga Hemoragjia Celebrale.

Komento: