Rritet numri i viktimave dhe rasteve të reja me koronavirus brenda një dite në Itali

18:46 | 13 Qershor 2020

Janë publikuar shifrat e fundit të koronavirusit në Itali.

Është rritur sërish bilanci i viktimave në Itali si pasojë e koronavirusit, krahasuar me dy ditët e fundit.

Emergjencat Civile bëjnë me dije se në 24 orët e fundit 78 pacientë të tjerë e kanë humbur betejën me virusin vdekjeprurës, shifër kjo më e lartë se ditët e fundit ku viktimat nuk kalonin mbi 60.

Gjithashtu rritje ka pësuar dhe numri i personave të rinj të prekur me Covid, ku së fundmi janë raportuar 346 raste të tjera të infektuarish.

Pjesa më e madhe e të infektuarve është shënuar në rajonin e Lombardisë.

Komento: