Rritet numri i viktimave dhe rasteve të reja me koronavirus në Itali

19:03 | 20 Shtator 2020

Italia ka shënuar 1589 raste të reja dhe 15 viktima nga koronavirusi.

Ky është bilanci i Covid-19 në Itali gjatë 24 orëve të fundit.

Me shifrat e sotme, që duhet thënë se kanë pësuar rritje ditët e fundit, numri total i të infektuarve arrin në 298,156 persona, ndërsa ai i të vdekurve në 35.707, përcjell Ora Neës.

Komento: