Gjatë 24 orëve të fundit, Italia ka regjistruar 79 viktima të reja nga koronavirusi.
Sot numri i të shëruarve në Itali arriti në 2,062, derisa numri i përgjithshëm i tyre ka shkuar në 168,646.
Autoritetet shëndetësore në Itali raportojnë se ditën e sotme janë regjistruar edhe 283 raste të reja pozitiv, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 235.651 persona.
Në Rajonin e Lombardisë sot u regjistruan 15 viktima nga koronavirusi për një total prej 16.317 që nga fillimi i pandemisë.
Në të gjithë botën numri i personave të prekur nga infeksioni i koronavirusit ka tejkaluar shifrën e 7 milionëve (7,247,843) kurse numri i viktimave ka shkuar në më shumë se 410 mijë.