Rritet numri i viktimave nga koronavirusi në Shqipëri

11:15 | 30 Mars 2020

Ka shkuar në 11 numri i viktimave nga koronavirusi në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar sot se është shënuar viktima e 11. Bëhet me dije se bëhet fjalë për një 79 vjeçar.

Gjithashtu, ka shkuar në 223 numri i të prekurve nga koronavirusi. Ditën e sotme kanë rezultuar pozitiv 11 raste.

Ministria thekson se duhet të vazhdojmë të qëndrojmë në shtëpi me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Komento: