Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar statistikat e Tregtisë së Jashtme për muajin tetor 2022.
Sipas të dhënave nga Tregtia e Jashtme e Mallrave në Kosovë, disbalanca tregtare e vendit është rritur për 13.0 për qind ndërmjet tetorit 2021 dhe tetorit 2022, duke arritur në 402.3 milionë euro nga 355.9 milionë euro.
Krahasuar me të njëjtën kohë të vitit 2021, vlera e produkteve të eksportuara në tetor 2022 ishte 86.4 milionë euro, ndërsa vlera e mallrave të importuara ishte 488.7 milionë euro.
Importi ka një rritje prej 14.1 për qind, ndërsa eksporti 19.1.
Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 37.7 milion euro, ose rreth 43.7 për qind e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 65.5 për qind. Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE janë: Sllovenia (14.1për qind), Gjermania (10.1për qind), Italia (5.4për qind), Holanda (3.3për qind), thuhet në raport.
Ndërkaq, importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 203.3 milion euro, ose 41.6 për qind e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 15.7 për qind. Importet me pjesëmarrje më të lartë ishin nga: Gjermania (10.6 për qind), Greqia (4.8 për qind), Italia (4.7 për qind), Belgjika (4.0 për qind), thuhet bë njoftimin e ASK.
Sipas këtyre të dhënave mujore, në muajin tetor 2022, eksportet e Kosovës me vendet CEFTA-së arritën në 28.5 milion euro, ose 33.1 për qind të eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 18.4 për qind. Partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-së ishin: Maqedonia e Veriut (12.9 për qind), Shqipëria (8.7 për qind), Serbia (6.4) dhe Mali i Zi (4.0 për qind).
Ndërsa, importet nga vendet e CEFTA-së në muajin tetor 2022, arritën në 83.2 milion euro, ose 17.0 për qind të importeve të përgjithshme, me një rënie prej (-7.9 për qind). Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Serbia (7.0për qind), Shqipëria (4.4për qind), dhe Maqedonia e Veriut (4.0për qind).
Eksportet e Kosovës drejt vendeve të tjera arritën në 20.0 milionë euro, ose 23.2 për qind të totalit të eksporteve të saj. Ështëmë rëndësi të theksohet se Zvicra (8.5 për qind) dhe SHBA (9.4 për qind) janë partnerët kryesorë të eksportit të këtyre vendeve.
Importet e Kosovës nga vendet e tjera arritën në 202.1 milionë euro, ose 41.4 për qind të importeve totale të saj. Turqia (15.4 për qind) dhe Kina (10 për qind) kishin peshën më të lartë të importit midis vendeve të këtij grupi.