Është rritur përsëri numri i viktimave dhe rasteve të reja me koronavirus në Itali.
Sot, nga mediat italiane është bërë e ditur se vetëm në 24 orë, nga COVID-19 në Itali kanë vdekur 619 viktima dhe 4 mijë e 694 të infektuar, transmeton lajmi.
Në total Italia ka arritur sot në 19 mijë e 468 viktima me koronavirus e 152 mijë e 271 të infektuar.
E dhënë pozitive është sot numri i pacientëve të shëruar ku janë 2 mijë e 79 më shumë se një ditë më parë, ndërsa numri i përgjithshëm i tyre që nga nisja e pandemisë është 32 mijë e 534.
Pozitive shfaqet dhe situata në terapinë intensive ku numri i tyre është ulur me 116 pacientë më pak dhe aktualisht po kurohen në këto reparte 3381 pacientë.