Rritet prezenca e njësive policore në pikën kufitare në Jarinje

16:43 | 20 Shtator 2021

Në pikën kufitare në Jarinje, aktualisht është shtuar numri i Njësive Speciale të Policisë së Kosovës, pas vendimit për mbulimin e targave të veturave serbe që hyjnë në Kosovë.

Kështu ka raportuar portali Kallxo.com nga afër pikës kufitare në Jarinje dhe shkrua se aktualisht në vend ngjarje kanë ardhur edhe më shumë të Policëve të Kosovës.

Që nga mëngjesi njësitë policore të Kosovës, kanë qëndruar në këtë pikë kufitare, pas vendimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Më herët, është raportuar se si në qytetet si Leposaviqi dhe Zubin Potoku, qytetarët kishin bllokuar rrugët si shenjë proteste.

Pas situatës në veri të vendit ka reaguar edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla duke thënë se veprimet janë si rrjedhojë e skadimit të marrëveshjes për targat e arritur në Bruksel vite më parë.

Nga ana tjetër, Misioni i NATO’s në Kosovë, KFOR, e ka vlerësuar stabile situatën në vend, pasi në kufijtë ka nisur të zbatohet reciprociteti me tabelat e përkohshme e RKS për veturat me tabela nga Serbia që hyjnë në territorin e Kosovës.

Komento: