Koronavirusi po vazhdon të përhapet në gjithë botën.
Italia ka raportuar 262 viktima që paraqisnin simptoma të sëmundjes Covid-19 në 24 orët e fundit, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë të enjten në konferencën e përditshme për koronavirusin.
Në total, numri vdekjeve të shkaktuara nga virusi pandemik ka shkuar në 31368.
Gjithashtu, vendi ka raportuar 992 raste të reja, duke e çuar në 223,096 shifrat e përgjithshme të të infektuarve. Numri i të shëruarave ka shkuar në 115288, derisa 855 pacientë janë në gjendje kritike.
Numri i rasteve aktive është 76440, derisa numri i të vdekurve në të gjithë botën ka shkuar në 300220.
Sa i përket vdekjeve, sot Italia ka raportuar më së shumti jetë të humbura në javën e fundit.