Rritet sërish numri i vdekjeve nga koronavirusi në Itali – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Rritet sërish numri i vdekjeve nga koronavirusi në Itali

19:08 | 03 Gusht 2020

Italia ka publikuar bilancin ditor të koronavirusit.

Ka pësuar një rritje numri i viktimave ditore në Itali nga koronavirusi, krahasuar me një ditë më parë.

Sipas të dhënave të Emergjencave Civile 12 persona të tjerë e humbën betejën përballë virusit vdekjeprurës, ndërsa 159 persona të tjerë rezultuan të infektuar.

Gjatë 24 orëve të fundit ekipet shëndetësore ndërmorën 24 mijë testime, ndërkohë që lajmi i mirë është që 5 rajone italiane nuk raportuan asnjë rast të ri.

Numri i të shëruarve ishte 129, për një total mbi 200 mijë që nga nisja e pandemisë. Gjithashtu ulje ka pësuar dhe numri i pacientëve të shtruar në terapi intensive.

Komento: