Rritet vlera e Bitcoinit – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Rritet vlera e Bitcoinit

15:48 | 13 Maj 2019

Një lajm i mirë për ata qe merren me kriptovaluta.

Bitcoin përkundër vjedhjes në bursën më të madhe të kriptovalutave Binance, është rritur me 10 për qind në 24 orët e fundit duke tejkaluar kufirin prej 7 mijë dollarëve.

Në fillim të vitit 2019, çmimi i Bitcoin ishte 4 mijë dollarë, ndërsa sipas Coinmarketcap, vlera ka arritur në 7,400 dollarë.

Po ashtu, në 24 orët e fundit top dhjetë kriptovalutat që kanë kapital më të madh, si Ethereum, Bitcoin Cash, Litecoin, EOS dhe Cardano kanë shënuar rritje dyshifrore, transmeton Gazeta Metro.

Të dhënat teknike sugjerojnë se Bitcoin mund t’i rikthehet një rritje të fortë në javët në vijim. Indeksi i Fuqisë Relative, që përdoret për të matur vrullin pas çmimeve të aseteve, këtë javë regjistroi vlerën më të lartë që nga fillimi i vitit 2018.

Kujtojmë se vlera e Bitcoinit shpërtheu në vitin 2017, ku çmimi u rrit nga 1 mijë dollarë në 20 mijë dollarë në vetëm 12 muaj.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!