Rritja drastike në tri ditët e fundit me koronavirus në Kosovë

11:25 | 31 Tetor 2020

Gati 1 mijë raste për 3 ditë – Ministria e Shëndetësisë sot merr vendim për masat e reja kufizuese.

Javën e fundit, situata epidemiologjike me virusin COVID-19 është rënduar deri në alarm.

Gjatë 72 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar saktësisht 983 raste të reja me koronavirus dhe 9 raste të vdekjes.

Para dy ditësh në Kosovë janë regjistruar 281 raste të reja, dje janë regjistruar 284 – ndërsa sot Kosova ka shënuar numrin më të lartë të rasteve ditore nga fillimi i pandemisë me gjithsej 418 raste të reja.

Numri total i rasteve pozitive është 19.328 raste nga 92.706 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 678 raste të vdekjes.

Në anën tjetër, numri i përgjithshëm i pacientëve të shëruar nga koronavirusi është 15,434 – derisa numri i rasteve aktive është 3126.

Qytetet me më së shumti raste aktive në Kosovë janë Prishtina me 1 mijë e 452 raste aktive, Gjilani me 217 raste aktive, ndërsa Ferizaji me 99 raste aktive.

Ministria e Shëndetësisë ka paralajmëruar se nesër Komiteti për vlerësimin dhe koordinimin e situatës epidemiologjike rreth Covid-19 do të mblidhet nesër për të shqyrtuar propozimet e reja të Ministrisë së Shëndetësisë për aplikimin e disa masave me qëllim që të parandalohet përkeqësimi i situatës epidemiologjike që do të mund të çonte te kufizimet ekstreme.

Komento: