Rritja e çmimeve, Abdixhiku Kurtit: Krim është nëse s’vepron

11:07 | 13 Qershor 2022

Akciza e derivateve dhe produkteve tjera, Abdixhiku Kurtit: Krim është nëse s’vepron.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se sot do të dorëzojnë në Kuvend kërkesën për debat parlamentar dhe rezolutën për reduktimin e akcizës në derivate dhe TVSH-së në produkte esencial.

Abdixhiku tha se një propozim të tillë e kanë bërë edhe para 100 ditësh, mirëpo i është refuzuar nga ‘pushteti arrogant i Kurtit’, duke thënë se nëse s’vepron në këtë krizë të paprecedentë, është krim.

I pari i LDK-së deklaroi se këtë mëngjes nafta ka kushtuar 1.90 euro për litër, ndërsa inflacioni ka arritur në 13 për qind.

“Sot, dorëzojmë në Kuvend kërkesën për debat parlamentar dhe rezolutën tonë me kërkesë të njëjtë si 100 ditë më parë. Po të vepronim me kohë, papërballueshmëria jonë do të ishte më e lehtë, po s’vepruam sot, do të bëhet edhe më e thellë”, tha ai.

Komento: