Në vendin tonë po vazhdon rritja e çmimeve.
Rritja e çmimeve të materialit ndërtimor ka sjellë një situatë të rëndë në shumë projekte në kryeqytet, pasi shumë operatorë i kanë lënë pezull punimet.
Krenar Xhaferi drejtor i investimeve kapitale në komunën e Prishtinës, ka reaguar me shqetësim pas rritjes së çmimeve të materialeve ndërtimore.
Xhaferi ka kërkuar nga niveli qëndror bashkëpunim në mënyrë që tu gjindet zgjidhje kompanive ndërtimore të cilat shumë shpejt, sipas tij mund të kolapsojnë.
Tutje ai ka thënë se me këtë nivel çmimesh pasojat do të jenë të paparashikueshme për ekonominë familajre të shumë qytetarëve.
“Krahas çmimeve të artikujve ushqimor, kemi ngritje të mëdha edhe te materilet ndërtimore. Në këto raste mund të kemi pasoja të shumta dhe të paparashikueshme ekonomike! Jemi duke u ballafaquar me një situatë të pazakontë”, ka shkruar mes tjerash ai.
Shkrimi i plotë:
Çmimet po rriten çdo ditë!
Krahas çmimeve të artikujve ushqimor, kemi ngritje të mëdha edhe te materilet ndërtimore. Në këto raste mund të kemi pasoja të shumta dhe të paparashikueshme ekonomike! Jemi duke u ballafaquar me një situatë të pazakontë. Ka disa javë që kemi ngritur shqetësimet tona në të gjitha nivelet, nga KRPP-ja si organ më i lartë, ku duhet të filloj reflektimi, deri në nivelin qëndror – në Qeverinë e Kosovës.
Jemi në konsulta të vazhdueshme me shumë ekspertë por deri tani nuk ka asnjë lëvizje në këtë drejtim! Si nivel komunal ne nuk kemi fuqi për të ndërhyrë në kontrata dhe për të zgjidhur këtë problem, në lidhje me ngritjen e çmimeve që kanë kapur rekordet e saja!? Kemi ngritje mbi 100% të bitumenit, armaturës, cimentos dhe shumë materialeve të tjera ndërtimore. Kjo mund të reflektohet në shkëputje të shumë kontratave, e të cilat mund të jenë me pasoja shumë të mëdha ekonomike. Kjo do të mund të reflektohet edhe në shumë ekonomi familjare. Lutemi që, lidhur me këto shqetësime, sa më parë të ketë reflektim të nivelit qëndror. Autoritetet kontraktuese veç e veç nuk kanë fuqi për të ndërhyrë në kontrata.
I vetmi organ që mund të ndërhyjë me vendime dhe të reflektojë karrshi kësaj situate është Qeveria e Kosovës, e cila duhet shumë shpejtë të marrë vendime, për të çbllokuar këtë ngërq, në fushën e ndërtimit. Kjo mund të rregullohet shumë shpejtë, brenda ditësh e pasojat e saja, në rast vonese apo mosndërhyrje, mund të jenë shumë të mëdha dhe të paparashikueshme. Mund të propozohet që çmimet bazë të mbështeten në çmimet e berzës, që do të vlente edhe për armaturë, çimento, asfalt etj. Duhet të autorizohet KRPP-ja, si organ më i lartë ligjislativ në kuadër të kontraktimeve, që të reflektojë dhe të zgjidhë këtë ngërq shumë të madh ekonomik. Kur TVSh-ja u pat ngrit nga 16 % në 18 %, në të gjitha kontratat ka pasur lëvizje për 2 %, që ishte rregulluar me vendim nga KRPP-ja. Pothujse i njejti vendim mund të reflektojë edhe në kontratat ekzistuese dhe të zgjidhet ky problem. Po flasim për kontratat në të gjitha nivelet e autoriteteve kontraktuese në mbarë Kosovën, ku hynë edhe ato të nivelit qëndror.
Shpresojmë në ndërhyrje sa më të shpejtë, në të kundërtën pasojat do të jenë të paparashikueshme. Kjo zaten po na pengon në realizimin e shumë projekteve, për të cilat jemi të interesuar e të vendosur t’i kryejmë e që janë edhe pritje e kërkesa të qytetarëve të Prishtinës.